SHPËRNDAJE

Barcelona mund të dështojë në transferimin e Lautro Martinez në këtë verë.

Skuadra katalunase ka kohë që po tenton të transferojë transferimin e sulmuesit argjentinas, mirëpo Interi nuk e lejon aq lehtë largimin e tij.

Marca tani raporton se Blugranasit janë larg nënshkrimit me Lautaron, shkaku i krizë së shkaktuar nga coronavirusi.

Nerazzurët kërkojnë dy lojtarë dhe një shumë të parave për të arritur marrëveshje me kampionin e La Ligas për sulmuesin.

Lionel Messi kërkon nga Bracelona që sulmuesi i ardhshëm i skuadrës të jetë Lautaro, derisa Luis Suarez po i shijon vitet e fundit në futboll.

Uruguaiani mund të luajë vetëm edhe në edicionin e ardhshëm për katalunasit dhe më pas të largohet nga Camp Nou.

Klauzola aktuale e Lautaros është 111 milionë euro, mirëpo që Interi kërkon më shumë se klauzola e tij, mirëpo është pajtuar të hyjë në shkëmbi me dy lojtarë siç janë Arturo Vidal dhe Nelson Semedo – me një shumë afro 70 milionë euro.