SHPËRNDAJE

DiMaria

Barcelona është e interesuar për transferimin e yllit të Manchester United, Angel Di Maria, i cili kërkohet edhe nga Paris Saint-Germain.
Angel Di Maria do të largohet nga Manchester United, vetëm një stinor pas transferimit në klub nga Real Madrid.

Ylli argjentinas nuk është duke kaluar një edicion pozitiv në Old Trafford dhe kjo ka zgjuar spekulime të vazhdueshme rreth largimit nga klubi.

Por, sipas tabloidit britanik “Daily Express” e ardhmja e tij mund të jetë tek rivali i Los Blancos, Barcelona.

Gjiganti katalan dhe Paris Saint-Germain janë të gatshëm ta transferojnë Di Marian, edhe pse Barcelona nuk mund ta sjellë në Camp Nou deri në janar për shkak të dënimit të FIFA-s.