SHPËRNDAJE

Dorëzimi i vaksinave të koronavirusit nëpër botë do të jetë sfida më e madhe e transportit në histori, pohojnë përfaqësuesit e industrisë së aviacionit, raporton BBC, përcjell presheva.com.

8,000 Boeing 747 do të nevojiten për të shpërndarë vaksinat në të gjitha vendet, njoftoi Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Megjithëse vaksina nuk është prodhuar ende, me përjashtim të Rusisë, IATA tashmë po bën një plan për transportin e saj së bashku me linjat ajrore, aeroportet dhe organizatat shëndetësore kombëtare.
Plani i shpërndarjes parashikon një dozë për një person, shkruan BBC.

Megjithëse transporti i mallrave është fokusi i ri i industrisë së devastuar të aviacionit, shpërndarja e vaksinave është një detyrë shumë më komplekse.

Aeroplanët kryesisht duhet të jenë në përputhje me standardet siç janë aftësia për të mbajtur një temperaturë midis 2 dhe 8 gradë, dhe disa vaksina kërkojnë temperatura nën zero./presheva.com/