SHPËRNDAJE

Bashkësia lokale Bukuroc është në përmbyllje të projektit për ndriçimin e hapësirave mbrenda parkut të fshatit.

Drejtues të bashkësisë lokale përmes njoftimit zyrtarë kanë informuar bashkëvendësit se tetë shtylla të vendosura në këtë lokacion janë donacion nga bashkatdhetarëtqë jetojnë dhe punojnë në Gjermani.

Shtyllat e ndriçimit vendosen në kuadër të projektit nëpër këndet e parapara duke finalizur projektin për ndriçimin e parkut në Bukuroc.

Sipas kryetarit të bashkësisë lokale Bukuroc projekti në fjalë është paraparë të realizohet në dy faza: ndriçimi i jashtëm dhe ndriçimi i hapësirave mbrenda parkut.

Në njoftimin e faqes zyrtare të bashkësisë lokale Bukuroc shprehet rrespekt dhe vlersim i lartë për mbështetjen e diasporës dhe bashkatdhetarëve në realizimin e projekteve vitale që janë me rëndësi të veçant për BL Bukuroc dhe banorët e këtijë vendbanimi në tërësi, thuhet kështu në informatën e Bashkësisë lokale Bukuroc./presheva.com/