SHPËRNDAJE

Kryetari i bashkësisë lokale Tërrnavë përmes një njoftimi zyrtarë informon bashkëvendësit e tijë se fshati i tyre tani do të jetë pjesë e sistemit publik sa i përket sferës së pastërtisë dhe kanalizimeve.

Kjo nismë realizohet në bazë të kërkesës së komunës së Preshevës për përfshirjen e të gjitha bashkësive lokale në sistemin e pastërtisë dhe sistemit te kanalizimit në kuadër të Ndërmarrjes Publike Moravica.

Sipas drejtuesve të BL Tërrnavë nga data 1 Korrik fillon faturimi i mirëmbajtjes së kanalizimit e cila kap shumën në vlerë prej 210 dinarë pa TVSH për çdo shtëpi thuhet kështu në njoftimin e kryetarit të Bashkësisl lokale Tërrnavë./presheva.com/