SHPËRNDAJE

FC Bayerni dhe Audi po shkojnë së bashku drejt të së ardhmes. Kampionët gjermanë dhe prodhuesi i automjeteve premium me bazë në Ingolstadt kanë punuar së bashku 17 vjet dhe tani kanë zgjatur kontratën e tyre deri më 30 qershor 2025.

Audi kështu mbetet partneri ekskluziv i automobilave i FC Bayern. Zgjatja e kontratës, gjithashtu sheh që përmbajtja e partneritetit të zgjerohet.

Elektrifikimi dhe marketingu inovativ, do të jenë fushat kryesore strategjike të përqendrimit në të ardhmen. Për të nënvizuar këtë, është rënë dakord që të gjithë lojtarët e skuadrës së parë të FC Bayern të marrin një Audi e-tron plotësisht elektronik në vitin 2020.

Drejtori i përgjithshëm i FC Bayern München AG Karl-Heinz Rummenigge tha: “Jam shumë i lumtur për shtrirjen e hershme të partneritetit tonë me Audi. Për FC Bayern, kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm strategjik për të ardhmen. FC Bayern dhe Audi tani kanë punuar së bashku për më shumë se një dekad e gjysmë në një mënyrë të besueshme, të sinqertë dhe të dobishme për të dy markat. Tani është e siguruar që ky partneritet do të vazhdojë për gati 10 vjet të tjera. “

Partneriteti i FC Bayern me Audinë filloi më 2002 në një bazë të pastër sponsorizimi. Në vitin 2011, Audi gjithashtu u bë aksionar në FC Bayern München AG. Që atëherë, ka pasur shumë fushata, nisma dhe ngjarje të përbashkëta. Një pikë e veçantë është padyshim Audi Cup, një nga turnet më prestigjioz para-sezonit në Evropë, i cili tashmë është inskenuar gjashtë herë në Allianz Arena.