SHPËRNDAJE

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Kosovës për të mos lejuar zyrtarët serb të vijnë në territorin e Kosovës.

Ajo për ‘Tanjug’ tha se BE pret që të respektohet marrëveshja për vizita zyrtare të arritur në kuadër të dialogut mes dy shteteve, transmeton Indeksonline.

‘Ne presim me padurim që të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë nën kujdesin e BE-së, duke përfshirë marrëveshjen për vizitat zyrtare.”, tha zëdhënësja e BE-së.

Ajo ka konfirmuar se BE është në kontakt me dy vendet rreth situatës së re të krijuar.

Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje për vizita zyrtare me 1 dhjetor 2014-të.