SHPËRNDAJE

Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj, e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet e mbuluar, ndërsa i ka uruar gratë myslimane për ditën e tyre.

“Urime Dita e Gruas Myslimane për të gjitha femrat e mia të bukura”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram.

Fotografia, të cilën e ka postuar, është realizuar në xhaminë e Sulltan Ahmetit në Stamboll të Turqisë.

Më 27 mars të vitit 2017, platforma online Muslim Girl e themeloi Ditën e Femrës Myslimane për të treguar ngjarje dhe për t’i ndarë përvojat nga komuniteti mysliman në mediat kryesore.

Kjo ditë festive ishte themeluar me qëllimin që të forcohet zëri i grave myslimane në një nivel të Ditës Ndërkombëtare të Gruas (8 Marsi).