SHPËRNDAJE

Wayne Rooney në karrierën e tij ka pasur mundësinë që të luaj nën urdhrat e njëri nga trajnerët më të suksesshëm në histori, Sir Alex Ferguson.

Por për futbollistin anglez, Ferguson nuk është trajneri më i mirë që e ka pasur.

Për Rooneyn trajneri më i mirë që e ka pasur është Van Gaal.

“Van Gaal është larg trajneri më i mirë që e kam pasur – 100 përqind.”, tha Rooney për ‘Mirror’.

“Taktikat e tij, mënyra e pregatitjes, interesimi për detaje, për mua ishin të mrekullueshme. Unë e admiroj atë. Unë nuk kisha parë asi gjëra më herët. Van Gaal e di se mënyra se si punon është e vështirë për lojtarët.”, shtoi tutje legjenda e Manchester United.

“Unë pendohem se si përfundoi, por një gjë e di – Unë kam mësuar shumë nga ai dhe unë do të përdor ato mësime kur të jem trajner.”, përfundoi Rooney.

Kjo deklaratë nuk iu ka pëlqyer shumë fansave të Manchester United duke e ditur që Ferguson shihet si trajneri më i mirë në histori të ekipit.