SHPËRNDAJE

Me iniciativë të bashkësisë lokale të fshatit Geraj është bërë pastrimi i disa prej deponive të egra të këtij fshati. Jakup Ejupi,zëvendës kryetar i BL-Geraj për portalin tonë është proncuar se nga mledhja e mbajtur pak ditë më parë është paraparë që të pastrohen disa nga deponitë e këtij fshati nga hyrja e fshatit deri tek dalja.

Sipas z.Ejupi iniciatorë të këtij projekti janë kryetari i BL të fshatit Geraj me kryesin dhe në bashkëpunim me shoqatën e mërgimtarëve që jetojnë në diasporë.Mesazhi i Jakup Ejupit për banorët e këtij fshati është që të mos hudhin mbeturina në rrugë por ti hudhin ato në vendet të cilat janë paraparë. Ruajtja e ambientit është e mirë për shëndetin tonë andaj duhet të jemi më të kujdesshëm në këtë aspekt tha ndër të tjera zëvendës kryetar i BL-Geraj, Jakup Ejupi ./presheva.com/