SHPËRNDAJE

Albin Kurti, ditën e parë si kryeministër i Republikës së Kosovës e ka nisur duke bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Gjatë vizitës së Kurtit në Prekaz, është mirëpritur nga djali i Hamëz Jasharit, Bekimi.

Kryetari i Skenderajt, ka publikuar disa fotografi në Facebook, ku shihet së bashku me Kurti duke bërë homazhe.

Jashari me këtë rast edhe ka uruar kryeministrit Albin Kurtin.

“Mirëprita në Prekaz Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me të cilin bëmë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Kryeministrit Kurti i urova punë të mbarë e suksese në udhëheqjen e shtetit tonë të ndërtuar me shumë mund e sakrificë”, shkruan Jashari.