SHPËRNDAJE

Më datën 29 Shtator 2018, ora 16:30, në Namur ( Citadelle ) Belgjikë, Shoqata “Nënë Tereza” , shkolla “Faik Konica” Namur, në bashkëpunim edhe me Ambasadat e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës akredituar në Bruksel, organizojnë simpoziumin ” Skenderbeu, mit kombëtar, një hero europian”. Historianë, profesorë dhe albanologë me kumtesat e tyre, do pershkruajnë rolin e heroit tonë kombëtar, në mbrojtjen e tokave të Arbrit dhe Europës mbarë, kundër perandorisë më të fuqishme të kohës, asaj otomane. Duke parë seriozitetin e eventit, praninë diplomatike dhe të shumë personaliteteve, mediave televizive dhe të shkruara, ftesat janë të personalizuara
Anetaret e Komisionit te Simpoziumit
Arian Bajraktari
Adnan Rexhepi
Aida Kadare
Albana Sefedini
Muhamed Bektashi