SHPËRNDAJE

Dimitar Berbatov i ka thënë sulmuesit belg, Romelu Lukaku se duhet të mbetet te Manchester Unitedi.

Lukaku mendohet të jetë i pakënaqur në ekipin e Unitedit dhe trajneri i Interit, Antonio Conte ka konfirmuar dëshirën e tij për ta transferuar atë në Itali.

Por, ish-sulmuesi i Unitedit, Berbatov mendon se Lukaku do të përmirësohet më shumë si një lojtar në United.

“Mendoj se duhet të qëndroj. E pëlqej atë si lojtar. Nuk i pranoj kritikat që i bëhen atij. Ndoshta nuk është duke punuar fortë, por bashkëlojtarët duhet ta ndihmojnë atë”.

Ndryshe, 38-vjeçari Berbatov kaloi katër vjet në Old Trafford, duke shënuar 56 gola në 149 paraqitje.