SHPËRNDAJE

Sonte, në emisionin “Pressing” në televizionin T7, po diskutohet për listat e fryra të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për rastin “Blakaj”.

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka arsyetuar përfshirjen e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në listat e veteranëve.

“Ata UÇK kanë qenë”, është shprehur Berisha, i emocionuar.

Por, ai ka pranuar se përfshirja e ish-luftëtarëve të UÇPMB’së bie ndesh me Ligjin për veteranët.

“Unë do të shkelja ligjin kur bëhet fjalë për djemtë e UÇPMB”, ka deklaruar Berisha në “Pressing”.