SHPËRNDAJE

Konflikti i klimës politike në Shqipëri ka ndikuar indirekt edhe te shqiptarët në rajon.

Por për ish-kryeministrin Sali Berisha kjo është çështje linjash politike pro dhe kundër interesit kombëtar.

I ftuar në “Tempora” në Rtv Ora, Berisha foli për qasjen e demokratëve në raport me Kosovën dhe atë të Rilindjes dhe Edi Ramës.

Teza e ndryshimit të kufijve, tha Berisha, ka qenë tentativa për të finalizuar tradhëtinë e dytë kombëtare pas Enver Hoxhës që i la Kosovën Titos.

Sot jemi para aktit të madh të tradhtisë së dytë kombëtare. Tradhtia e parë është bërë në vitet ’40-’45, e faktuar dhe pranuar nga të gjitha palët. Enver Hoxha nuk mohon aspak që ja la qëllimisht Kosovën Titos. Akti i dytë i tradhtisë është i Edi Ramës. Edi Rama u bë krah, sot derdhi lot Presidenti i Serbisë. Ai është presidenti më nacionalist që kanë pasur serbët por ku komunikon me ta ja u thotë serbëve siç është. Humbëm tha me atë. Bëri tre mitingje në Kosovë dhe deklaroi se Serbia do të bëhet më e madhe”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri deklarata të forta se Mini-Shengeni ka një nga shtyllat e tij popullimin e Shqipërisë nga popullsia serbe. Sipas Berishës, ky projekt tashmë është varrosur për meritën e Kosovës.

“Një nga shtyllat e Mini-Shengenit, popullimi i Shqipërisë me serbë. Dua të them që Mini-Shengeni falë Kosovës u varros. Ky ligj ka kohë që është nisur dhe është në atë kuadër. Nëse u kujtohet, në deklaratat e tij, të vijnë këtu të punojnë, gjë e cila me problemet e pazgjidhura që kemi nuk është stadi, por projekti është ai që thashë unë. Për meritën historike të Kosovës e kalli tërësisht. Mini-Shengeni kishte në agjendë Samitin e Beogradit në fund të janarit. U hodh në Danub”, tha Berisha.

Berisha tha se Rama është shndà «rruar në argat të Aleksandër Vuçiç. Berisha solli në kujtesë faktin që Edi Rama kundërshtoi idenë e Albin Kurtit për makro-shengenin shqiptar, para se të krijohet mini-shengeni ballkanik.

“Esat Toptani i ri me atë deklaratë nxori gjithçka. U tha shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë se marrëdhëniet tona kalojnë nga Beogradi. Ai nxori esencën e Mini-Shengenit të Jugosllavisë së re të përgatitur nga Vuçiç, dhe dhënë këtij argati për ta popallizuar. Ky tha që s`mund të ketë makroshengen shqiptar pa Mini-Shengen Ballkanik. Kjo do të thotë se dy vende të pavarura nuk mund të kemi marrëdhënie ne pa Serbinë”, vijoi më tej ish-kreu i demokratëve.

Më tej, Berisha u shpreh se Edi Rama është “peng” në Beograd. Ai tha se Rama është tradhtar ndaj i kombit, pasi mbështeti idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi.

“Ju dhe çdo shqiptar dhe çdo njeri duhet të hap fjalorin për të lexuar përcaktimin e tradhti së. Në të gjithë fjalorët bien dakord dy faktorë: kur merr pjesë në luftë kundër vendit tënd, dhe e dyta kur ndihmon kundërshtarin tënd kundër vendit tënd. A nuk e ndihmoi ky Vuçiçin për idenë e ndarjes së territoreve. Rama e ka pranuar, është e filmuar, ka mbështetur fuqimisht shkëmbin e territoreve. Deri në vitin 2013 serbët nuk arritën kurrë ta shtronin në tavolinë shkëmbin e territoreve. Boris Tadiç ka bërë një deklaratë tronditëse, duke thënë se: rajoni i Ballkanit kërcënohet nga nacionalizmat serbe. Edi Rama është pjesë e nacionalizmave serbe. Rama ka sulme shumë më tepër ndaj Prishtinës se sa ndaj Beogradit. Rama është peng i Beogradit sepse mbështeti dorëzimin e territoreve. Kjo është tradhti kombëtare. Ai mbështeti krijimin e Jugosllavisë së re me formulën e Mini-Shengenit. Po e përdor mafia e Beogradit si një argat të vetin. E pe si e shndërroi Tiranën për Vuçiçin. Shiko si e priti Aleksandrin dhe si e pr iti Kurtin”, tha Berisha.