SHPËRNDAJE

 

Kryeministrja e Sërbisë Ana Bëranbiç ka thënë mbrëmë se gjatë bisedimeve për masat e reja kufizuese është folur edhe për izolimin e qyteteve të mëdha dhe mbylljen e kompanive të mëdha për shtatë deri në 14 ditë.
“Ne po shqyrtojmë me kujdes masa e reja kufizuese. Po përpiqemi të mos e bëjmë këtë, sepse ato janë të rëndësishme për ekonominë e vendit”, ka potencuar kryeministrja pas seancës së Shtabit të Krizave.
Ndalimi i lëvizjes nga e premtja nga 17 deri të hënën ora 5 e mëngjesit është shqiptuar për shkak se vikendet janë ditët kur turmat janë më të mëdha dhe respekti më i vogël ndaj izolimit, është shprehur Kryeministrja Ana Bërnabiç.
Siç thotë, kontaktet sociale duhet të reduktohen në minimum gjatë vikendit, dhe duke qenë se nuk ka një gjë të tillë, çmimi paguhet.