SHPËRNDAJE

Ortodoksët festojnë Krishtlindjen më 7 janar, llogaritur kështu sipas kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.

Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishëruar, zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë.

Liderët e vendit kanë uruar për shëndet, lumturi e begati në ngrohtësinë e familjeve të besimit ortodoks, duke shprehur shpresën se kjo ditë feste të shërbejë për ta shtuar besimin dhe respektin e ndërsjellë, për t’iu gëzuar të arriturave të përbashkëta dhe për të punuar për një jetë më të mirë e më të begatë.