SHPËRNDAJE

Drejtues të Bibliotekës Mehmet Jusufi në Preshevë në faqen zyrtare të Bibliotekës kanë publikuar informatën zyrtare për opinion në të cilën thuhet .

Të nderuar qytetarë tashmë të gjithë jeni të njoftuar që Besnik Osmani me banim në fshatin Gerajt, punëtorë i bibliotekës së qytetit ”Mehmet Jusufi”, nga data 24.03.2020 ka humbur të gjitha kontaktet me familjen dhe shoqërinë.

Besniku nga data 16 Mars ishte në pushim vjetorë dhe gjendej në Prishtinë tek familja. Megjithatë më datë 24 Mars ditë e martë, Besniku ishte nisur në drejtim të Preshevës dhe pas disa tentativave nuk ishte lejuar që të kalonte në pikat e rregullta kufitare.

Sipas disa informacioneve ai ka tentuar të kalojë kufirin në Muçibabë pa sukses rreth orës 17:00.

Pas shumë kërkimesh, vetura e tij është gjetur nga banorët e fshatit Muçibabë në rrugën dytësore të fshatit.

Dyshohet se ai ka vazhduar në drejtim të Preshevës në këmbë ku edhe ka humbur gjurmët e tij.

Stafi i bibliotekës që nga ajo ditë në vazhdimësi ka tentuar të kontaktojë me Besnikun, por nuk kishte asnjë qasje.

Fillimisht iu shmangëm panikut duke aluduar se ai mund të kishte përfunduar në izolim edhe në rast të hyrjes legjitime në pikë kalimin kufitarë apo edhe mund të ishte arrestuar nga policia (pasi i kishim bërë me dije për masat që ishin marrë me rastin e vendimit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme).

Por pas disa ditësh ende nuk kishte asnjë informacion të ri edhe pse kërkimet ishin intensive.

Sipas banorëve të fshatit Muçibabë vendi ku është gjendur vetura , është terren neutral dhe policia e kishte të pamundur të bënte kërkime.

Ndërkaq një ekip qytetarësh kanë nisur kërkimin për Besnikun dhe shpresojmë që të na vijnë lajme të mira.

Luten të gjithë personat të cilët mund të kenë takuar ose kane njohuri për vendndodhjen e tij të na informoni ne:

Kërkohet: Besnik Osmani

Ditëlindja: 12.05.1978

Vendbanimi: Preshevë

Kontakti i fundit: Pika kufitare Muçibabë, Kosove-Serbi ora 17:00

Preshevë: 00381 63 7759 499

Kosovë : 00383 49 245 444

Thuhet kështu në infon zyrtare të Bibliotekës Mehmet Jusufi në Preshevë./presheva.com/