SHPËRNDAJE

Barcelona-2015

Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe 10 xhiro, Barcelona është në +4, çka nuk është pak, po hyjmë në 1/4 e fundit të kampionatit. Cilat janë përballjet e fundit?
Barcelona ka epërsi solide, deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 10 xhiro, edhe pse nga Reali thonë se lufta tani do të filloj, Katalanasit janë favorit për titull.

Real Madridi ka një ndeshje më shumë në shtëpi më shumë se Barcelona, deri në fund në Bernabeu vijnë Granada, Eibar, Malaga, Almeria, Valencia i cili është kundërshtari më i vështirë dhe në fund vjen Getafe, ditën e fundit të sezonit.

Si mysafir, ndeshjen më të vështirë e kanë kundër Sevillas, ku do të udhëtojë edhe Barceona.

Barcelona luan pesë ndeshje si mysafir, dy janë më të vështira, njëra në Sevilla ndërsa e dyta në “Calderon” në xhiron e parafundit kundër Atletico Madrid. Do të luaj kundër Celta, Cordoba dhe në fund tek fqinjët në Espanyol.

Në Camp Nou vijnë Ameria, Valencia, Getafe, Sociedad dhe La Coruna.

Real Madridi në periudhën e ardhshme pas pauzës dy javore nuk del nga Madridi, do të tri ndeshje në shtëpi dhe mysafir në Valekas. Këtu mund të jetë kyçi, pasi në periudhë të njejtë Barcelona do të luaj kundër Sevillas dhe pret Valencian.

Natyrisht, faktori Liga e kampionëve nuk duhe të lëshohet, mirëpo nëse Barcelona deri në fund të prillit gjegjësisht pesë apo gjashtë xhiro mbetet me këtë epërsi, do të jetë shumë afër titullit, pa marrë parasysh se a shkon në Vicente Calderon një xhiro para fundit.

XhirotFundit2015