SHPËRNDAJE

Stafi i bibliotekës “Mehmet Jusufi”, më datë 05,05,2020 ditë e martën ka mbajtur mbledhje përkujtimore me rastin e ndarjes nga jeta të kolegut tashmë të ndjerë Besnik Osmani.

Me këtë rast drejtori Reshat Neziri ka thënë se Besniku ka qenë punëtorë i zellshëm, profesional dhe i përpiktë në detyrat e tij.

Ndërsa kolegët mes dhimbjes edhe njëherë kujtuan kontributin e çmuar të Besnikut, duke e përkujtuar si një personalitet me tipare të veçanta. Ai ishte një shok e mik i dashur , modest e bashkëpunëtorë me të gjithë.


Besniku tashmë ka lënë gjurmë të pashlyera në bibliotekën e qytetit “Mehmet Jusufi “, për gati 9 vite.
Fakultetin ekonomik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës drejtimi Ekonomi.
Ai ishte edhe pjesëtarë i UÇPMB-së.

Besnik Osman ishe i lindur më datë 12.05.1978, ndërsa u nda nga jeta në moshën 42 vjeç.