SHPËRNDAJE

Raportohet se vlera e Manchester Unitedit ka pësuar rënie të ndjeshme në sezonin e kaluar, duke pësuar kështu ulje prej mbi një miliard euro.

Kompania që e kontrollon klubin ka bërë të ditur se 25 për qind e vlefshmërisë së klubit ka rënë, derisa kanë studiuar edhe faktorët.

Manchester Unitedi kishte një vlerë mbi 4.5 miliardë euro në gushtin e vitit të kaluar, mirëpo në qershor të këtij viti vlera është ulur për një miliard (3.5 miliardë euro).

Kjo gjë mund të ndikojë që presioni mbi familjen Glazer të rritet, pasi tifozët e Djajve të Kuq janë duke kërkuar që ata ta shesin klubin. Në tregun amerikan, klubi anglez kishte filluar në gushtin e vitit të kaluar të rritej në çdo aspekt, mirëpo në këtë vit po ndihet rënia e tyre si në vlerë, ashtu edhe sukseset në fushë.

Ka pasur një periudhë të shkurtër përmirësimi të vlerës së aksioneve pas emërimit të Ole Gunnar Solskjaer si trajner, mirëpo në fund të sezonit 2017/18 ata pësuan rënie të ndjeshme.