SHPËRNDAJE

Në Parkun Nacional të Yellowstone, SHBA, një bizon që peshon plot 1 ton, ka sulmuar një vajzë 9 vjeçare, duke e goditur dhe e ka ngritur 3 metra në ajër, ndërkohë që pjesëtarët e familjes së saj mundohen të shpëtojnë veten e tyre dhe largohen menjëherë.

Një video shokuese, ku shfaqet një bizon i stërmadh duke sulmuar vajzën 9 vjeçare dhe duke e ngritur atë 3 metra në ajër nga goditja e shkaktuar.

Të shokuar, familja e saj mesa duket mundohen të largohen sapo shohin krijesën të afrohet, por vajza e vogël nuk mundi të shkojë shumë larg.

Disa dëshmitarë janë shprehur se një turmë me më tepër se 50 persona ishin rreth e përqark bizon, në kohën kur ndodhi sulmi.

Vajza mori kujdesin e duhur në një prej spitaleve, në Florida dhe është jashtë rrezikut për jetën.