SHPËRNDAJE

Bashkësia Lokale Raincë projekte me prioritet për vitin 2020 do ta kenë vazhdimin e shtratit të lumit, vendosjen e rrethojave për skaj shtratit të lumit, asfaltimi i rrugicave dhe realizimin e projektit për furnizim të rregullt me energji elektrike.

Kryesia e BL Raincë kanë diskutuar edhe për nismën e angazhimit të një puntori sezonal për mirëmbajtjen e hapsirave publike.

Lidhur me këtë është arritur pëlqimi që kryesia e BL Raincë së pari ti drejtohet shoqatës Rainca me seli në Zvicër për alokimin e një shume prej 3000 franga me qëllim të angazhimit të puntorit që do të kujdeset dhe do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe do të jetë kompetent për vëzhgimin e hudhjes së mbeturinave.

Në këtë takim u vendos që ti parashtrohet një kërkesë këshillit komunal për vendosjen e llampave elektrike në drejtim të varrezave të fshatit huhet kështu në njoftimin e kryesisë së BL Raincë./presheva.com/