SHPËRNDAJE

Bashkësia Lokale Raincë, Shoqata Rainca me seli ne Zvicërr si dhe Klubi Futbollistik Rainca organizojnë pastrimin e hapësirave publike në BL Raincë.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin preshevacom kryetari i BL, Ali Sinani. Sinani uron që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen i cili do të jetë në dobi të qyetarëve të Raincës me moton për një Raincë më të pastërt.

Sinani ka deklaruar se shpresojnë se viti 2020 Raincën do ta gjejë edhe më të organizuar sa i përket mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbëruara publike.

Ky organizim do të bhet me formimin e fondit të BL Raincë për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe mirëmbajtjen e shtratit të lumit të Raincës, thuhet kështu në njoftimin e kryesisë së BL Raincë./presheva.com/