SHPËRNDAJE

Nëpërmjet një reagimi, Bashkësia Lokale e Tërnocit, shpreh shqetësimin e thellë ndaj veprimeve të fundit në parkun e fshatit Tërnoc, ku persona të pandërgjegjshëm kanë shkatërruar për së dyti herë kanë shkatërruar këtë park.

Në kuntesë thuhet:

Bashkësia lokale e Tërnocit shprehë shqetësimin e saj të thellë për sjelljen e njerëzve të pandërgjegjëshëm të cilët për herë të dytë po e demolojnë parkun e ndërtuar në fshatin Tërnoc.

Përderisa herën e parë u bë prerja e kabllove të rrymës, mbrëmë është bërë shkatërrimi i murit të gjallë të mbjellur ditë më parë.

Kabllot e rrymës mund edhe të arsyetohen që keqbërësit e kanë bërë për përfitime materiale, po shtrohet pyetja për çfar përfitime duhet të shkatrrohet hapsira e gjelbëruara.

Kujt po i pengon parku?

Bashkësia lokale e Tërnocit do të riparoj çdo shkatrrim të qëllimshëm deri në vetëdijsimin e plotë të keqbërësve.

Tërnoci dhe parku në të do të mbijetoj.

Do të ndëshkohen vetëm shkatërruesit.