SHPËRNDAJE

Blerim Saqipi nga Rahovica e Preshevës është zgjedhur dekan në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës për mandatin katër vjeçar.
Votimi për Dekan në Fakultetin e Edukimit është mbajtur të enjten ndërsa emërimi i tij formal pritet të bëhet pasi të votohet në Senatin e UP-së.
Në vitin 2014, Saqipi ka përfunduar dokotoraturën për Shkencat e Edukimit në Universitetin e Jyvaskyla, në Finlandë. Studimet master i ka përfunduar në Universitetin Lethbridge, “Alberta”, ndërsa studimet bachelor i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, “Mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze”.

Nga viti 2003 deri në vitin 2007, Saqipi ka qenë Asistent/Profesor në Fakultetin e Edukimit në UP. Ndërsa nga viti 2015 është konsulent për arsim në Bankën Botërore.

Gjithashtu ka qenë pjesë e projekteve të ndryshme të GiZ-it, projekteve të BE-së, USAID-it në cilësinë e ekspertit.
Saqipi ka qenë anëtar i Bordit të revistës shkencore CEPS (Centre for Education Policy Studies) në Slloveni, Bashkëautor i raportit të referencimit të Kornizës së Kualifikimeve të Kosovës, Anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit Pedagogjik të Kosovës, Pjesëmarrës në procesin e hartimit të Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë.