SHPËRNDAJE

Vendet anëtare të BE-së u janë bashkuar vendeve në të gjithë botën në mbylljen e kufijve të tyre, ndërsa pandemia e coronavirusit vazhdon të përhapet.

Sipas mediave të huaja,  presidenti francez, Emmanuel Macron, konfirmoi se kufijtë e vendeve të Bashkimit Evropian, do të mbyllen për shtetasit jo-evropianë, për një periudhë prej 30 ditësh.

Këto masa u përcollen nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyne.

Ndërsa së fundmi gruaja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau rezultoi pozitiv me coronavirus, Kanadaja gjithashtu ka njoftuar se do të mbyllë pjesërisht kufijtë e saj.

Covid-19 shpërtheu në Wuhan të Kinës, në fund të dhjetorit dhe deri më tani ka infektuar 180 mijë njerëz globalisht, ndërsa 7,000 persona kanë ndërruar jetë.

Më poshtë mund të lexoni një përmbledhje të masave të fundit të marra nga vendet e gjithë botës.

Amerika e Veriut

Kanadaja

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka njoftuar se vendi do të mbyllë pjesërisht kufijtë e vendit, për të gjithë qytetarët që nuk janë shtetas kanadezë, për të ndaluar përhapjen e Covid-19

Shtetasit e SHBA-së janë të liruar nga këto masa, së bashku me banorët e përhershëm, dhe diplomatët.

“Ne kemi vendosur të ndërmarrim hapa gjithnjë e më agresivë për t’ju mbajtur të sigurt juve dhe familjarët e juaj”, ka thënë Trudeau.

“Të gjithë kanadezët të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur”, ka shtuar ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Presidenti amerikan, Donald Trump, në ndalimet e udhëtimeve për në SHBA, së fundmi ka shtuar Britaninë e Madhe dhe Irlandën.

Banorët e ligjshëm të SHBA-së përjashtohen nga këto masa, të cilat këto të fundit do të vendosen për një periudhë prej 30 ditësh.

Amerika Qendrore dhe Jugore

Amerika Jugore dhe Qendrore kanë ngritur masa për të përmirësuar gjendjen nga Covid-19, pasi Argjentina, Peru, Panama, dhe Honduras kanë njoftuar për mbylljen e kufijve.

Ndërkaq Zyra e Jashtme bën apel për qytetarët e Britanisë së Madhe të mos bëjnë udhëtime, përveç atyre thelbësore, për në Argjentinë, Republikën Dominikane, Ekuador, Guinenë Ekuatoriale, Guatemalë, Honduras, Panama, Paraguai dhe Peru, pasi ekziston rreziku që të futen në karantinë.

Evropa dhe vendet e Bashkimit Evropian

Të gjitha udhëtimet jo thelbësore në 31 vendet evropiane janë ndaluar, nga vendet e BE-se, njashtu edhe vendet që nuk janë pjesë e BE-së, që janë pjesë e zonës së pasaportave të Shengenit.

Kufizime do të jenë në fuqi për 30 ditë, ndërsa qytetarët e BE-së, anëtarët e familjeve të tyre, banorët afatgjatë, punëtorët dhe diplomatët do të përjashtohen nga këto masa.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha që kufizimet janë lansuar nga nevoja për të ulur presionin e madh në sistemin tone të kujdesit shëndetësor.

Gjithashtu të përjashtuar nga masat janë shoferët e mallrave, në mënyrë që qarkullimi i gjërave thelbësore, përfshirë ilaçet, ushqimet të furnizojnë qytetarët.

Zyra e Jashtme e Commonwealth, këshillon banorët të ndalojnë udhëtimet, përveç atyre thelbësore në Austri, Republikën Çeke, Estoni, Maltë, Lituani, Letoni, Sllovaki, disa pjesë të Portugalisë, Shqipëri, Kosovë dhe San Marino, pasi ekzistojnë mundësitë të kontraktojnë virusin si dhe të vendosen në karantinë.

Franca

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tashmë ka njoftuar disa nga masat më të rrepta në Evropë, përfshirë mbylljen e të gjitha bizneseve jo thelbësore, siç janë dyqanet, kafenetë, restorantet dhe kinematë dhe vendpushimet e skive, si dhe shkollat, çerdhet dhe universitetet.

Nga sot, qytetarëve u është ndaluar të bëjnë udhëtime që nuk janë ‘absolutisht të domosdoshme’ për një periudhë prej 15 ditësh.

“Jemi në një luftë. Një luftë shëndetësore, ndërsa ne nuk luftojmë kundër një ushtrie, ose kundër një kombi tjetër, por armiku është atje – ai përparon dhe kërkon mobilizim kombëtar“, ka thënë Macron.

Italia

Italia pa dyshim ka qenë kombi evropian më i goditur deri më tani me më shumë se 1,800 vdekje, duke bërë që Zyra e Jasthme të këshillojë qytetarët kundër, udhëtimeve thelbësore në vend, përfshirë këtu Sicilinë dhe Sardenjën.

Kombi ka qenë në bllokim për ca kohë, me autoritetet italiane gjithashtu duke këshilluar kundër udhëtimit për qëllime turizmi.

Kushdo që tregon simptoma të coronavirusit në Itali i cili refuzon të izolohet mund të përballet me 21 vjet burg nën akuzën e tentatives për vrasje.

Spanja

Një gjendje e jashtëzakonshme u prezantua në Spanjë më 14 mars, duke ndaluar tubimet publike dhe mbylljen e përkohshme të biznesëve jo thelbësore, ndërsa Zyra e Jashtme këshillon njerëzit të mos vizitojnë këtë vend.

 Greqia

Shtetasit e huaj që mbërrijnë në Greqi, do t’u kërkohet vetë-izolimi për 14 ditë që nga e hëna. Qeveria ka ndauar lundrimin e anijeve në portet greke. Të gjitha kafenetë, baret dhe restorantet janë urdhëruar të mbyllen, së bashku me qendrat tregtare, kinematë dhe teatrot, si dhe pjesën më të madhe të kohës së lirë dhe aktiviteteve sportive. Supermarketet, furrat e bukës, barnatoret dhe shërbime ushqimore do të vazhdojnë të funksionojnë.

Qipro

Qipro të dielën ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, të gjitha hotelet dhe akomodimet turistike janë udhëzuar të mbyllen deri më 30 prill. Zyra e Jashtme ka këshilluar qytetarët kundër udhëtime përveç atyre thelbësore.

Danimarka

Autoritetet daneze njoftuan se do të mbyllnin kufijtë për një muaj në përgjigje të pandemisë. Shtetasve të huaj që nuk kanë një qëllim të rëndësishëm për të hyrë në Danimarkë do t’iu ndalohet hyrja.

Polonia

Zyra e Jashtme këshillon qytetarët të mos udhëtojnë në Poloni, shtetasit që nuk janë polakë do tu lejohet hyrja vetëm nëse janë të afërmit e një shtetasi polak.

Sllovenia

Qeveria Sllovene njoftoi anulimin e trafikut ajror të hënën.

Kufiri slloven me Austrinë mbetet i hapur për shtetasit në Mbretërinë e Bashkuar, por FCO ka paralajmëruar se nuk do të ketë fluturime të drejtpërdrejta midis Austrisë dhe Mbretërisë së Bashkuar nga mesnata e së hënës dhe ka këshilluar qytetarët kundër udhëtimeve thelbësore.

Hungaria

Qeveria hungareze ka shpallur  gjendje të jashtëzakonshme dhe ka mbyllur kufijtë e saj për të gjithë të huajt, ndërsa vetëm qytetarët hungarezë do të lejohen të hyjnë, shtetasit britanikë këshillohen kundër të gjitha udhëtimeve thelbësore në të gjithë vendin.

Norvegjia

Autoritetet norvegjeze kanë thënë se të gjithë vizitorët që nuk janë shtetas të Norvegjisë, qoftë nga Finlanda dhe Suedia, do të u kërkohet largimi me mbërritjen e tyre.

Shtetasit britanikë që banojnë në Norvegji do të lejohen të hyjnë në vend, por duhet të hyjnë në vetë-karantinë për 14 ditë. Skandinav Airlines (SAS) dhe Norwegian Airlines kanë njoftuar se do të anulojnë 80 për qind  të fluturimeve të tyre nga e hëna.

Rusia

Qeveria ruse njoftoi se do të kufizojë hyrjen në të gjithë vendin për pothuajse të gjithë shtetasit e huaj nga e mërkura deri më 1 maj.

Mirëpo, shtetasit rusë, profesionistët e linjës ajrore dhe diplomatët janë të gjithë të përjashtuar nga kufizimet.

Azia

Zyra e Jashtme këshillon qytetarët kundër të gjitha udhëtimeve, vetëm atyre thelbësore, në qytetet e Koresë së Jugut, Daegu, Cheongdo dhe Gyeongsan, të cilat janë caktuar si ‘zona të kujdesit special’ nga autoritetet për shkak të shpërthimeve, si dhe në Burma, Mongoli, Filipine, Sri Lanka, dhe Vietnam.

Udhëtarët e huaj janë të detyruar të vendosen në karantinë, nga rreziku i infeksioneve.

Kina

Zyra e Jashtme këshillon qytetarët të mos udhëtojnë në provincën Hubei, për shkak të shpërthimit të coronavirusit.

Indonezia

Zyra e Jashtme këshillon banorët kundër udhëtimeve në dy pjesë të vendit Mount Agung dhe Mount Sinabung, për shkak të aktiviteteve të vazhdueshme vullkanike, gjithashtu sugjeron mos shkuarje për shkak se do të ju kërkohet vendosja në karantinë për 14 ditë.

Kenia

FCO këshillon qytetarët  kundër të gjitha udhëtimeve, vetëm thelbësore në Kenia pasi autoritetet atje njoftuan masa që kufizojnë njerëzit, përveç qytetarëve kenian që do të u lejohet hyrja, qytetarët e tjerë që udhëtuan në  zont e prekura nga coronavirusi nuk do të u ndalohet hyrja.

Afrika e Jugut

Autoritetet në Afrikën e Jugut thanë që udhëtarët nga vendet me rrezik të lartë, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA, nuk do të lejohen të hyjnë në vend nga 18 marsi. Vizitorët që kanë hyrë në vend që nga mesi i shkurtit u kërkohet të paraqiten për testim.

Egjipt

Fluturimet për dhe nga Egjipti do të ndërpriten nga mesdita e së enjtes deri më 31 mars, dhe FCO ka këshilluar qytetarët kundër gjitha udhëtimeve, vetëm thelbësore në rajon. Ata që janë tashmë në vend këshillohen që menjëherë të organizojnë largimin e tyre.

Tunizia

Të gjitha fluturimet ndërkombëtare nga dhe në Tunizi janë pezulluar nga e mërkura dhe FCO po u kërkon atyre që janë ende në vend të kontaktojnë kompaninë e tyre ajrore dhe të vendosin të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Zelanda e Re

Autoritetet kanë paralajmëruar se do tu ndalohet hyrja shtetasve nga Kina dhe Irani, banorët e vendeve të tjera do të u kërkohet izolimi për 14 ditë.

Australia

Qeveria australiane ka njoftuar se të gjithë banorët e huaj që vizitojnë këtë kontinent do tu kërkohet izolimi për 14 ditë.