SHPËRNDAJE

Në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në jug të Serbisë, komuna me shumicë shqiptare edhe pranë këtyre zgjedhjeve presidenciale – asgjë të re.

Partitë politike shqiptare dhe antarët e saj nuk janë të interesuara që të dalin në votime me 2 prill në zgjedhjet presidenciale.

Nexhat Behluli, pronar dhe redaktor i televizionit Spektri nga Bujanoci ka thënë se zakonisht shqiptarët e kësaj pjese të Serbisë bojkotojnë zgjedhjet presidenciale në të cilat nuk kanë kandidatë të tyre, , transmeton presheva.com.

Si rjedhojë, politikanë lokal nuk motivojnë elektoratin e tyre që të mbështesin ndonjë kandidat.

“Kan faj edhe kandidatët për president të Serbisë që nuk kanë shprehë dëshirën që të takohen me elektoratin shqiptarë. Me siguri, kandidatët e dinë se këtu janë një numër i vogël votuesisht apo ndoshta frigohen që kjo mund të jetë kundër produktive në brendësi të Serbisë” ka thënë Behluli.

Kryetari i PDSH Ragmi Mustafa ka thënë se partia e tij nuk do të ftoj elektoratin të dal në zgjedhjet presidenciale pasi asnjëri nga kandidatët për president nuk ka kërkuar votën e elektoratit shqiptar.

“Ata kurrë nuk kanë qenë të interesuar që të zgjidhin problemet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe kjo tregon jo gatishmërin e cilit do kandidat apo parti politike që të zgjidh problemet e shqiptarëve” ka thënë Mustafa. /presheva.com/