SHPËRNDAJE

Messi

Drejtori sportiv ndërkombëtar i Barcelonës, Ariedo Braida, thotë se Lionel Messi mund të largohet nga Camp Nou, edhe pse kjo duket e pamundshme.
Ish-drejtori sportiv i Milanit muajin e kaluar u angazhua nga Barcelona. Dhe, gjatë një i interviste të fundit, mes tjerash ai flet edhe për gjasat e shitjes së Lionel Messit.

“Sa i takon Messit, mendoj se është po thuajse e pamundshme që ai të largohet, por me Manchester Cityn dhe Paris Saint-Germain, të cilët kanë aq shumë para, kjo mund të ndodhë”.

“Nganjëherë ndodhin gjëra të çuditshme”, ka thënë ai në një intervistë për Esport 3.

“Por ai është në fenomen, një jashtëtokësor i cili mund të krahasohet me Maradonan dhe Pelen”, ka shtuar Braida.