SHPËRNDAJE

Policia

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njofton se brenda 24 orëve është ndaluar kalimi ilegal i kufirit për 159 persona nga Kosova.
Siç raporton zyra për media e MPB të Serbisë, kundër tre personave është ngritur kallëzim penal për vepra kriminale, kundër 127 tjerëve kallëzim për shkelje të ligjit për kalim ilegal të kufirit, e në të njëjtën kohë janë konfiskuar nëntë vetura.