SHPËRNDAJE

Ndalimi i shitjes së makinave të reja me naftë dhe benzinë do të përshpejtohet më 2035, pesë vjet më herët nga sa ishte parashikuar, do të njoftojë sot kryeministri, Boris Johnson në prezantimin e COP26 mbi klimën.

Drejtuesi konservator do të zbulojë masat gjatë një fjalimi në Londër përkrah ambientalistit, David Attenborough dhe kryeministrit italian, Giuseppe Conte, për fillimin e këtij samiti që do të zhvillohet në Glasgow (Skoci) në nëntor.

“Të presësh COP26-a është një mundësi e rëndësishme për Britaninë e Madhe dhe kombet në mbarë botën me qëllim për të intensifikuar luftën kundër ndryshimit klimatik”, do të deklarojë kryeministri, sipas disa pjesëve të fjalimit të tij të transmetuar më parë nga shërbimet.

Britania e Madhe parashikon zero emetim të gazit me efekt serrë deri më 2050 dhe përgjatë këtij viti ne do t’i inkurajojmë edhe të tjerët të na bashkohen në këtë objektiv”, do të shprehet Johnson.

“Ky fjalim shënon fillimin e një viti veprimi të Britanisë së Madhe kundër urgjencës klimatike”, theksoi Qeveria.