SHPËRNDAJE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se vendimi për bombardimin e ish-Jugosllavisë ka qenë një gabim i të tjerëve, dhe se një gjë e tillë nuk ka ndodhur për faj të Serbisë.

“Për të ardhmen tonë të përbashkët, do të jetë mirë për ta që të jenë në dijeni për këtë gabim dhe agresion ndaj njerëzve të pafajshëm”, ka thënë ajo në hapjen e konferencës “Bombardimi i Jugosllavisë, 20 vjet më vonë”, shkruan tanjug, trasnmeton Gazeta Express.

Këto deklarime të kryeministres serbe, Ana Brnabiq, vijnë pak ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, dënoi me burgim të përjetshëm, Radovan Karaxhiqin, si përgjegjës për gjenocidin dhe vrasjen e mijëra civilëvë të pafajshëm në Bonsjë e Hercegovinë.

Edhe ish-presidenti famëkeq i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, ishte duke u gjykuar nga Tribunali i Hagës për krimet e tij dhe vrasjen e mijëra civilëve të pafajshëm në Kosovë. Megjithatë vendimi për të nuk u morr asnjëherë, pasi Millosheviq vdiq.