SHPËRNDAJE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka pritur sot në Beograd, ministren gjermane për Evropë dhe Politikë të Jashtme, Lucia Puttrich, me të cilën kanë diskutuar për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Brnabiq i ka thënë ministres gjermane, se Serbia është e gatshme që të kthehet në dialog, në momentin e parë që hiqet taksa ndaj produkteve serbe.

“Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun, sa më parë , në rast se hiqet taksa ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës”, ka thënë Brnabiq.

Sipas saj një vendim i tillë është i papranueshëm që ka ndikuar në normalizimin e raporteve dhe stabilitetin e të gjithë rajonit, shkruan ‘novosti’ transmeton Gazeta Express.

Ndër të tjera, në këtë takim kanë diskutuar edhe për luftimin e korrupsionit dhe fuqizimit të sundimit të ligjit. Siç shkruajnë mediat serbe, ministrja gjermane ka shprehur përkrahjen e saj për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Ditë më parë në Kosovë dhe Serbi kanë qëndruar dy këshilltarë të lartë të kancelares Angela Merkel, të cilët kërkuan heqjen e taksës, dhe shprehën qëndrimin e tyre të prerë kundër idesë për korrigjim të kufijve.

Ndërkohë siç raportohet në media, thuhet se gjatë kësaj vizite, ata kanë kërkuar që të dy shtetet të mos bëjn asnjë hap para drejt dialogut deri në mujt maj-qershor, kohë kjo që koincidon me përfundimin e zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.