SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i Lipjanit dhe ish komandat i Zonës Operative të Nerodimes Shukri Buja para tri ditësh u nis për në Hagë, pas ftesës së Gjykatës Specialës në cilësinë e të dyshuarit.

Pas marrjes në pyetje nga prokurorët e dhomave të specializuara, Buja sot do të kthehet në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar vajza e tij Trëndëlina Buja.

“Dje e ka përfunduar intervistimin, ndërsa sot kthehet në Kosovë”, ka deklaruar vajza e tij.

Ai është ftuar nga Specialja me 17 korrik, ndërsa me 21 korrik ka shkuar në Hagë, ku është marrë në pyetje nga prokurorët e dhomave të posaçme.

Sot do të intervistohet edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e Jakup Krasniqi.