SHPËRNDAJE

Si pasojë e mos zgjidhjes së problemit të transportit nga ana e Pushtetit lokal për nxënësit e fshatit Maltërrnoc të komunës së Bujanocit të cilët duht të udhëtojnë rreth 5 kilometra në këmbë deri në Tërrnoc, që më pas të vazhdojnë me taxi apo autobus për në shkollë, prindërit e nxënësve thonë se mund të vijë deri te ndërprerja e mësimit të nxënësve.

Xhavit Salihi prindi i dy nxënësve Fitimit dhe Fatlindës i ka thënë sot presheva.com se, “nuk përjashtohet mundësia që ti ndërpresim fëmijët nga shkolla për shkak të kushteve ekonomike por edhe vështirësive tjera.

Tash po afrohet edhe Dimri dhe reshjet e borës, kushtet atmosferike edhe më shumë do ta vështirësojnë qarkullimin e fëmijëve tanë sidomos nga Maltërnoci deri në Tërrnoc të shkohet në këmbë janë rreth 5 kilometra dhe 2 herë në ditë të përshkohet kjo rrugë në kushte të përkeqësuara atmosferike kjo nuk është e drejtë” është shprehur Salihi duke thënë se nga Pushteti nuk kemi ndonjë shpres së do të zgjidhet ky problem, kemi qenë disa herë por asgjë nuk është ndërmarrë.

Salihi gjithashtu ka potencuar se, “Nuk janë vetëm kushtet atmosferike por edhe rreziku në kohën e Dimrit nga kafshët e egra, sepse errësohet shum më herët dhe nuk mund të rrezikojmë ti lëmë fëmijët tanë të ecin në këmbë”.

Gjatë bisedës me zëvendës drejtorin e sh.m “Sezai Surroi” Valton Sulejmanin, mësuam se drejtoria e shkollës e ka paraqitur këtë problem te kryeshefi i Drejtoratit për Arsim Driton Rexhepi kohë më parë dhe përveç premtimeve asgjë konkrete deri më tash nuk ka në këtë drejtim.

“E kam kontaktuar kryeshefin Rexhepi dhe i kam treguar problemin, më ka thënë se do të kryhet, këtë problem e kam paraqitur më shum se një herë por deri më sot nuk është zgjidhur asgjë në këtë drejtim” është shprehur Sulejmani.

Deri në qershorë kur edhe ka përfunduar viti shkollorë transportin e ka siguruar KNSH, por me fillimin e shtatorit nxënësit kanë ngelur pa transport si pasojë e mungesës së mjeteve financiare, të paktën kështu i kanë thënë prindërve nga KNSH./presheva.com/