SHPËRNDAJE

Ligji mbi emrimin e avokatit Shtetërorë parasheh që personi i emruar në këtë post duhet të ketë së paku 3 vjet përvojë pune në profesionin e jurispodencës, ndërsa komuna e Bujanocit në konkursin e shpallur për postin e avokatit publik ka paraparë që në këtë post njëri ndër kushtet për aplikim te jetë edhe përvoja e punës së paku 10 vite, gjë që ka qenë edhe arsyetimi në konkuzionin e kmisionit për emrimin e avkatit publik të komunës së Bujanocit, në bazë të së cilit është hudhur poshtë aplikimin e kandidates Merlinda Murati, njërit nga dy kandidatët që kanë konkuruar për postin e avokatit publik të komunës së Bujanocit.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal të mbajtur më 24 korrik në postin e avokatit publik të komunës së Bujanocit është emruar Farush Islami në vend të avokatit të deritanishëm Radomir Ristiç i cili këtë post e ka mbajtur që nga vitit 1993. Islami është i angazhuar në likuidimin e Ndërmarrjes Publike “Drejtorati për Ndërtim” dhe vjen nga radhët e PVD-së.

Mandati i tij zgjatë 5 vite dhe do të jetë i angazhuar në mbrotjen e interesave të administratës të komunës së Bujanocit. Një burim shum i afërt me Merlinda Murati i ka thënë presheva.com, se juristja Murati është e vetmja femër shqiptarë me provim profesional të kryer në këtë fushë dhe e cila është një kuadër shum profesional që i nevoitet komunës së Bujanocit.

I njeti burim gjithashtu ka bërë të ditur se Murati është tejet e pakënaqur me gjith këtë proces dhe se ndjehet e diskriminuar se ndaj sajë është bërë padrejtësi. Gjatë një hulumtimi të presheva.com, në asnjë komunë në Sërbi nuk është parakusht thelbësorë që personi i zgjedhur në postin e avokatit publik komunal duhet të ketë të paktën 10 përvojë punë në këtë lami, një gjë të tillë nuk parashihet as Ligji për emrimin e avokatit shtetërorë.

Në Ligjin për emrimin e avokatit Shtetërorë thuhet: (Së paku 3 vite përvojë pune në profesionin e jurispodencës/dokument).

Nga ana tjetër në konkluzionin e komisionit të konkursit të Këshillit Komunal thuhet: “Hudhet aplikacionii Merlinda Muratit nga Bujanoci, në konkursin publik të Këshillit komunal të komunës Bujanoc, për plotësimin e pozitës, i publikuar më 26. Qershor 2019, ngase krahas aplikacionit nuk janë bashkangjitur të gjitha dëshmit e nevojshme” /dokument/.

Ndërsa në Arsyetim ndër të tjerash thuhet se: “Është konstatuar se kandidatja nga Bujanoci Merlinda Murati krahas kërkesës nuk e ka bashkangjitur dëshminë se ka përvojë pune pas dhënies së provimit të jurispodencës në kohëzgjatje prej së paku 10 vjet”.

Në bazë të këtij konkluzioni shihet se përvoja e punës në kohëzgjatje prej 10 vjet ka qenë arsyeja e hudhjes poshtë të aplikacionit të Merlinda Muratit për postin e avokatit publik të komunës së Bujanocit./presheva.com/