SHPËRNDAJE
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Për renovimi i plotë të shkollave “Sveti Sava” dhe “Branko Radiçeviç” në qytetin e Bujanocit në të cilat mësojnë nxënësit e nacionalitetit serb dhe rom, janë siguruar rreth 280 milion dinarë (rreth 2.3 milion euro) ndërsa punimet do të fillojnë në verën e këtij viti, i kanë thënë mediave lokale në gjuhën serbe nga Pushteti Lokal.

Vetëm një ditë para se të shembet një pjesë e pllakës në njërën nga paralelet e Shkollës së Mesme “Sveti Sava”, në Qeverisjen Lokale ka arritur korntrata mbi rekonstruimin e kësaj shkolle me vlerë prej 92.5 milion dinarë si dhe një tjetër shumë e dyfishit të vlerës së të parës, rreth 185 milion, për rekonstruimin e shkollës fillore “Branko Radiçeviç”.

Fondet e parapara për rekonstruimin e objekteve të shkollave nga themeli deri në kulm arrijnë si donacion i Unionit Evropian, gjegjësisht Bankës gjermane KFW, përmes Zyrës Republikane për Menaxhimin e Investimeve Publike, në bazë të projektit të Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal (ZZhEL) të Komunës së Bujanocit.

Këto informata i ka bërë publike për mediumin serbe, Zëvendës Kryetari i Komunës Stojança Arsiç.

“Kemi marrë propozim kontratën, për të cilat nuk kemi asnjë kundërshtim. Komuna ka siguruar të gjithë dokumentacionin mbështetës të nevojshëm.

Mbetet për projektuesit të japin vlerësimet përfundimtare të çmimeve, pas së cilës pason shpallja e tenderit.

Punimet do të fillojnë në fund të këtij viti shkollor dhe do të zgjasin gjatë verës” ka thënë Arsiç.

Sipas fjalëve të tij, problemeve me ngrohjen, rrjedhjet, instalimet, izolimin, tualeteve të shkatërruar dhe sallave të edukatës fizike me dysheme të rrënuara, i ka ardhur fundi.

“Të gjitha këto do të rregullohen, nga themelet deri në kulm do të kryhet rekonstruimi, me vëmendje të veçantë në efiçiencën energjetike.

Projektet janë aq të gjera dhe aq shumë hynë në detaje saqë janë siguruar edhe ulluqet me ngrohje për të shkrirë akullin dhe borën./presheva.com/