SHPËRNDAJE

Në fund të muajit prillit, në Bujanoc janë kryer shtatë grabitje të rënda brenda një nate, por sipas burimeve të policisë deri më tash asnjë nga rastete nuk është ndriçuar. Gjatë asaj nate janë grabitur objektet e kompanisë së njohur në Rrugën e Kosovës nga ku janë marrë cigare, argjentaria afër kompanisë, piceria në qendër përball ndërtesës së Kuvendit Komunal nga ku është marrë qarkullimi ditorë, një këmbimore dhe lokalet e Elektrodistribucionit të Sërbisë në qendër të Bujanocit, si dhe një shtëpi private nga e cila është marrë ari me vlerë 3,000 euro. Burimet nga policia për mediat lokale serbe kanë thënë se hajnat kanë qenë aq të etur sa që kanë tentuar me karrocë të marin sefin e  Elektrodisptribucionit, por sipas gjitha gjasave dikush ka kaluar dhe ata janë friguar. Përafërsisht dihet se kush janë akterët, janë nga komuna, megjithatë policia është duke ndejur, kanë deklaruar burimet brenda policisë. Sipas tij, ka dy arsye përse grabitësi ose disa prej tyre ende nuk janë zbuluar. Njëra është zëvendësimi i gjeneratës në polici, të cilët e kanë krijuar një lloj vakumi. Kanë ardhur kuadro të rinj, disa prej të cilëve kanë ardhur për të punuar përmes lidhjeve të ndryshme, por ata sigurisht nuk kanë përvojën e informatorëve dhe kontakteve në qarqet kriminale, pohojnë burimet nga policia. Sipas tij, arsyeja tjetër është mungesa e bashkëpunimit me prokurorinë. -Për ta dëshmuar veprën penale, janë të nevojshëm dëshmit e ADN-së, ndërsa një analizë kushton 55,000 dinarë. Për një vjedhje, ndonjëherë janë të nevojshme të bëhen 4 deri në 5 analiza, dhe më pas prokuroria vështirë se jep lejen, thonë burimet brenda policisë. Ai ka thënë se edhe më tej nuk janë zbardhur disa vepra serioze kriminele nga e kaluara e afërt, megjithëse, jozyrtarisht, kryesit e veprave dihen: “Edhe më tej është personi i panjohur që ka kryer grabitjen e armatosur në kazinon në sheshin e Bujanocit, ndërsa epilogun nuk e ka as plaçkitja e madhe që është kryer gjatë punimeve në Korridorin 10, kur materialet e ndërtimit u vodhën duke u transportuar me kamionë drejt disa kompanive private. E gjithë kjo dihet, por hetimi është duke qëndruar në vend, thonë birimet brenda policisë./presheva.com/