SHPËRNDAJE

Që nga hyrja në fuqi e gjendjes së jashtëzakonshme në Sërbi, organet kompetente kanë ndërmarrë masat e vetizolimit ndaj 7 personave në Komunën e Bujanocit, të cilët janë kthyer nga Zvicrra dhe Gjermania,  që janë paraqitur në Shtëpin e Shëndetit nga ku edhe janë njoftuar epidemiologët.

Këta 7 persona sipas mjektut Adnan Salihut, edhe pse nuk kana patur simptoma të COVID-19, është dashur të njoftohen epidemiologët me gjendjen e tyre, ti marrin të dhënat e tyre dhe numrat e kontaktit, dhe për 4 javë ata do të duhet të qëndrojnë në vetizolim në shtëpit e tyre, duke qenë gjithnjë në kontakt me epidemiologët, ka sqaruar Salihu.

Nga ana tjetër presheva.com jozyrtarisht ka mësuar edhe për disa raste tjera, të cilët kishin kaluar kufirin me Maqedonin në drejtim të Sërbisë.

Personat janë kryesisht nga vendbanime të ndryshme të cilët pas hyrjes në fuqi të gjendjes së jashtëzakonshme kishin udhëtuar për në Maqedonin e Veriut për tu furnizuar me karburant.

Në të kthyer, në kufi ata janë urdhëruar nga organet kompetente që të vetizolohen në shtëpi dhe për 4 javë do të duhet të qëndrojnë në vet izolim, pamvarësisht se nuk janë të dyshuar për infektim me COVID-19./presheva.com/