SHPËRNDAJE

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, 77 vjeçarja nga komuna e Bujanocit pas testit të bërë ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa ky është rasti i dytë i konfirmuar nga EShPV.

lajmin për 77 vjeçaren e ka konfirmuar edhe drejtoresha e shtëpisë së shëndetit Dr.Lela Jovanoviç.

“E kemi marrë konfirmimin se rezultati është pozitiv. Gruaja ndodhet në spitalin e Vranjës dhe sipas informacioneve që kam, gjendja e saj shëndetësore është stabile.

Sipas procedurës hulumtimin për kontaktet dhe shqiptimin e masave të izolimit të familjarëve tani do të kryhet nga Shërbimi Epidemiologjik nga Vranja” ka sqaruar Dr. Jovanoviç për mediat lokale.

Sipas sajë me simptomat e virusit korona në spitalin e Vranjës është pranuar edhe djali i pacientes i moshës 47 vjeç, por rezultati i mostrës së tij nuk dihet ende.

Ajo ka thënë se, nuk është optimiste se rezultati i këtij testi mund të jetë i ndryshëm nga e ëma.

Siç është mësuar jozyrtarisht, pacientja tashmë e konfirmuar është e nacionalitetit serb./presheva.com/