SHPËRNDAJE

Të rinjtë e Alternativës për Ndryshim në Bujanoc gjatë ditës së sotme kanë ndërmarrë një aksion me moton “Ta ndihmojmë komunën tonë” “Pushtetarët tanë ende kanë nevojë për paratë tuaja”.

“Aksioni është ndërmarrë përball ndërtesës së Kuvendit Komunal të Bujanocit me qëllim që ti përcjellim një mesazh simbolik pushtetit loka lidhur me bllokadën financiare me të cilën u përball komuna e Bujanocit për 19 ditë rresht si pasojë e keçmenaxhimit të pushtetit” i ka thënë presheva.com Erduan Fazliu funksionar i APN-së dega në Bujanoc. Sipas tij, akcioni ka për qëllim që ta vetëdisojë jo vetëm pushtetin i cili tashmë i ka mbyll syt përball çdo gjëje, përveç të mirës, por edhe opinionin se, hajnia, keçmenaxhimi dhe gënjeshtrat kanë arritur kulmin, sidomos kur brenda kësaj ndërtese haptazi bastardohet me mjetet e taksapaguesve dhe organet gjegjëse heshtin, kjo tregon shumçka se kujt i kontribuon dhe për kë punon ky pushtet i thirrur për shqiptarët” është shprehur për presheva.com Fazliu.

Gjatë akcionin popullata me aq sa kishte mundësi kanë dhënë kontriboutin e tyre financiarë që sadopak ta lehtësojnë gjendjen financiare të pushtetit lokal. Sipas APN-së dega në Bujanoc, paratë e grumbulluara do ti dërgohen Komunës së Bujanocit./presheva.com/