SHPËRNDAJE

Ativistët e Forumit Rinorë të Partisë Demokratike në Bujanoc edhe këtë vikend janë zgjuar më herët nga të tjerët për të ndërmarrë aksionin e radhës ndaj pushtetit lokal. Për dallim nga aksionet tjera kësja radhe kanë qëlluar në “shenjë” duke vendosur shiritë me mbishkrimin “Hajnat jashtë” në hyrje të ndërtesës së KK të Bujanocit dhe pankartën përball ndërtesës me mbishkrimin “Na lini të rritemi, kthena paratë tona”.

Në postimin e PD-së thuhet se: “Përveç krizës financiare që e ka kapluar komunën e Bujanocit, ajo tashmë e disa muaj po vuan edhe nga kriza morale. Të shqetësuar me këtë gjendje, aktivistë të Forumit Rinor të PD-së kanë ndërmarrë aksionin e radhës. Kësaj here përmes transparentit “Na lini të rritemi, kthena paratë tona” është paraqitur vjedhja e shtesave fëmijërore dhe lehonive që ka ndodhë para disa muajve.

Fatkeqësisht, numri i rasteve të lajmëruara që janë prekur nga kjo vjedhje e shekullit po rritet çdo ditë, dhe qytetarët po brengosen çdo ditë e më shumë për fëmijët e tyre. Kurse, në mbishkrimin tjetër “Hajnat jashtë” të vendosur në hyrje të ndërtesës komunale, aktivistët kanë kërkuar nga pushtetmbajtësit që t’i largojnë hajnat nga mesi i tyre, me qëllim që hajnia të eliminohet.

Edhepse kanë kaluar muaj të tërë nga vjedhja e shtesave fëmijërore, dhe akterët e kësaj vjedhje i dijnë kryetari i komunës dhe kryeshefi i administratës, por edhe e gjithë popullata, ata si duket janë bërë imun ndaj hajnisë dhe korrupcionit, andaj edhe kanë pranuar të bashkëjetojnë me hajnat, thuhet në postimin e Partisë Demokratike./presheva.com/