SHPËRNDAJE

Largimi nga punë i mirëmbajtësit të ujësjellësit në fshatrat Breznic e epërme dhe e poshtme nga ana e NP Komunalisë ka bërë që si pasojë e moskujdesit këto dy vendbanimet të alarmohen nga mungesa e ujt të pijshëm.

Brznica e poshtme sipas banorëve tashmë një vit nuk ka ujë të pijshëm, ndërsa e epërmja pas largimit të punonjësit i cili ishte i angazhuar në mirëmbajtjen e rrjetit ky vendbanim dita ditës po alarmohen dhe sipas banorëve ekziston mundësia e ndonjë epidemie.

Banorët thonë se “Ndonëse Breznicën e ndan lumi në mes, ujë i freskët e i shëndetshëm, por mos furnizimi me ujë nga ujësjellësi i Breznicës po bëhet i mërzitshëm! Breznica e ulët ka më shumë se një vit që nuk ka ujë, tani edhe Breznica e epërme ka mbetur pa ujë dhe ka krijuar një kaos të tmerrshëm tek banorët e Breznicës!

Ujësjellësi nuk ka as mirëmbajtës e momentalisht është totalisht jashtë kontrollit, kaos i vërtetë” thonë breznicasit.sipas tyrë, është shumë e dhimbshme të jetosh skaj ujit e të mos mund të furnizohesh me ujë të pijshëm përderisa egziston rrjeti i ujësjellësit. A ka kush që jep përgjigje e llogari për këtë gjendje alarmante në fshat!?

Thonë banorët. Sipas tyrë, nëse vazhdon kjo gjendje kështu, fshati do të mund të rrezikohet nga ndonjë epidemi, pasi që furnizimi me ujë nga puset private më nuk është i sigurtë. Për banorët e e Breznicës, kjo është pritja më e keqe e mundshme për mërgimtarët, ata nuk e meritojnë këtë! Kjo situatē është pa koment!. Banorët e këtij vendbanimi të komunës së Bujanocit kërkojnë, shkarkimin e drejtorit të NP Komunalisë./presheva.com/

Shkrimi për largimin nga puna të Orhan Selimit veteran i UÇPMB-së:https:https://presheva.com/bujanoc-selimi-me-larguan-nga-puna-per-motive-politike-militantet-e-pvd-se-marrin-page-duke-ndenjur-ne-shtepi/