SHPËRNDAJE

Pas deklarimit për dorëheqje të Boban Pavlloviq nga posti i anëtarit të komisionit për shqyrtimin e rastit lidhur me dyshimin për parregullsinë në ndarjen e mjeteve financiare për leonitë, komisioni edhe më tej zyrtarisht ka tre anëtarë Boban Pavlloviq, Agon Islami dhe Mustaf Alishani ngase kryeshefi i Administratës komunale Fadil Aliti i cili edhe e ka emruar këtë komision, akoma nuk e ka aprovuar kërkesën e Pavlloviqit për largim nga komisioni. Presheva.com ka kontaktuar me kryeshefin e Administratës komunale në Bujanoc Fadil Alitin i cili ka theksuar se, “Unë e kam kryer punën time procedural e kam formaur komisioni dhe qështja tash është në kompetenca të komisionit deri në marrjen e një vendimi. Komisioni edhe më tej ka tre anëtarë dhe ka mbajtur disa takime në lidhje me shqyrtimin e rastit, Komisioni e ka marrë në pyetje personin në fjalë dhe ai e ka pranuar se ka gabuar, bëhet fjalë për gabim tekni dhe rasti është në shqyrtim e sipër nga komisioni” ka thënë kryeshefi Aliti. Sipas tij, postës iu është dërguar një shkresë ku është kërkuar që të ipen sqarime lidhur me rastin në fjalë. Në përgjigjen e postës, gjithnjë sipas fjalëve të kryeshefit Aliti, është konfirmuar se nga shifra e punëtorit në fjalë kanë dalë gabime dhe se rasti do të shyqrtohet më tej. Kryeshefi i Administratës komunale ka theksuar se, bëhet fjalë për një punëtorë i cili është i kontraktuar nga Administrata komunale por i cili kryen shërbimet e postës dhe jo të Administratës komunale të Bujanocit. Rasti lidhur me dyshimin për keqpërdorimin e mjeteve financiare të dedikuara për shtesat e fëmijëve, ndihmat social edhe mjetet për leonitë për herë të parë është bërë publik në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Bujanocit nga kryetari i Partisë Demokratike Nagip Arifi, njëherit këshilltarë në KK të Bujanocit. Arifi pati deklaruar se, “bëhet fjalë për një vjedhje të shekullit dhe se për këtë janë të njoftuar të gjithë në Administratën komunale”, duke sqaruar se për cfar vjedhje bëhet fjalë dhe duke kërkuar përgjigje nga kryeshefi i Administratës se, deri ku ka mbrri komisioni me shqyrtimin e rastit./presheva.com/