SHPËRNDAJE

Ambulanta në fshatin Tërrnoc të Bujanocit, për më shumë se dy javë është pa pediatër dhe prindërit po detyrohen që fëmiet e tyre di dërgojnë në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc në mungesë të pediatrit. Arsyeja, jozyrtarisht ka mësuar presheva.com, është se pediatri është në pushim vjetorë.

“Në Tërrnoc na kanë thënë se pediatri është në pushim vjetorë, kur e kam dërguar fëmiun në Bujanoc i njeti ka qenë duke kontrolluar në Bujanoc, si është e mundur që një ambulant në kuadër të së cilës është një vendbanim si Tërrnoci të jetë pa pediatër, kjo është një e padrejtë që po na bëhet” i ka thënë presheva.com një prind i cili ka dashur të mbes anonim për shkaqe siç ka thënë ai, hakmarrjeje.

Presheva.com ka mësuar se pediatri në Tërrnoc nuk do të jetë edhe për shumë kohë sepse, ai që ka punuar deri më tash me ndërprerje, pas pushimit vjetorë do të shkojë në pension dhe mungesa e pediatrit në Tërrnoc do të jetë edhe për një kohë të gjatë.

Nga ana tjetër edhe ambulantat në vendbanimet si, Konçuli, Nasalca dhe Bilaçi, tashmë funksinojnë me kontrolla të reduktuara për shkak të mungesës së mjekëve.

Pas skadimit të kontratës 3 mujore të mjekëve, kontrollat në ambulantat e këtyre vendbanimeve funksionojnë me orare të caktuara nga dy ditë në javë, ndërkaq që pacientët e sëmurë  në mungesë të mjekut duhet ti drejtohen Shtëpis së Shëndetit në Bujanoc./presheva.com/