SHPËRNDAJE

Lidershipi i Luginës së Preshevës pas votimit të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës kanë uruar të sapoemruarin për udhëheqës të Qeverisë së R.Kosovës Albin Kurtin.

Kryetari i Partisë Demokratike Nagip Arifi ka thënë se, uroj që Qeveria e re të jep maksimumin për të punuar sa më intenzivisht dhe që fjalët e dhëna të shëndrrohen vepra në realitet.

Në postimin e plotë të Arifit thuhet:

“Urime Albin, posti i Kryeministrit!, Urime Kosovë, Qeveria e re! Të vetëdijshëm për proceset shum të rëndësishme që po e presin Kosovën dhe shqiptarët mbrenda e jashtë saj, angazhimi dhe kryerja e detyrës me përkushtim të lartë jep shpresë se çdo sfidë do të tejkalohet në favorin tonë.

Uroj që Qeveria e re të jep maksimumin për të punuar sa më intenzivisht dhe që fjalët e dhëna të shëndrrohen vepra në realitet.  Urime Kosovë!” ka shkruar kryetari i PD-së, Nagip Arifi./presheva.com/