SHPËRNDAJE

Zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit Stojança Arsiç ka paralajmëruar se do të caktoj seancë të Këshillit Komunal për Siguri që është nën kompetencat e kryetarit të KK Adnan Salihut, në të cilën do të zgjidhen problemet që i kanë banorët e disa vendbanimeve me migrantët e vendosur në Qendrën e Pranimit në fabrikën Svetllost në Bujanoc.

Arsiç i cili sot udhëhoqi me seancën e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme në vend të kryetarit të komunës Shaip Kamberit, si masë të parë e ka paraqitur vendosjen urgjente të ndriçimit publik ndërmjet vendbanimeve Bozhinjevc dhe Levosovë, si dhe një mbikalim të ri në hyrje të këtij fshatit.

Sipas tij kjo kap shumën rreth 450,000 dinarë, ndërsa mjetet do të ndahen nga buxheti i komunës.

Përveç rasteve jo të rralla që Arsiç udhëheq me Shtabin për Situata të Jashtëzakonshme, në raste edhe seancat e Këshillit Komunal duke marrë vendime edhe për ndarjen e mjeteve financiare nga buxheti komunal që janë kryesisht kompetencë e kryetarit të komunës Shaip Kamberit, ai tash ka paralajmëruar se do të caktojë edhe seancën e Këshillit Komunal për Siguri kryesues i së cilës është kryetari i Kuvendit Komunal Adnan Salihu.

“Shumë banorë të këtyre fshatrave ku kalojnë migrantët ata ankohen, detyrohen natën që ti presin fëmijët nga shkolla dhe gratë nga puna.

Nuk kemi asgjë kundër migrantëve, por ata nuk janë më familje me fëmijë, por burra më të rinj, me aftësi ushtarake, kështu që së pari duhet të mbrojmë njerëzit tanë” ka thënë Arsiç gjatë mbledhjes së sotme që po e kryesonte./presheva.com/