SHPËRNDAJE

Malësia e Bujanocit gjendet në një lartësit mbidetare aq të lartë sa që bora vazhdon ti mbajë të bllokuar disa familje në fshatrat Novosellë të epërme dhe Suharnë.

Përmes një postimi në rrjetin social të Malësisë së Bujanocit, banorët e këtyre vendbanimeve kanë shprehur shqetësimin e tyre, sepse bora në disa vende ka arritur 1m trashësinë, e pjesa dërmuese e vendit është mbuluar mbi 60cm trashësi, ndërsa problem mbeten rrugët të cilat qojnë në drejtim të qytetit të Vranjës, qyteti më i afërt në të cilin furnizohen me ushqime e materiale për shtëpi, janë shprehur banorët. Në postimin e plotë të “Malësisë së Bujanocit” thuhet:

“Komuna e Bujanocit nuk interesohet për ne”

Diku bora ka arritur 1metër, e pjesa dërmuese e vendit është mbuluar mbi 60 cm. Por kjo nuk po i pengon banorët e fshatit Novosellë të Eperme dhe Suharrën që të organizohen dhe të hapin disa rrugë lokale për të qarkulluar ndërmjet veti.

Problem mbeten rrugët të cilat qojnë në drejtim të qytetit të Vranjes, qyteti më i afërt në të cilin furnizohen me ushqime e materiale për shtëpi.

Rrugët janë të bllokuara, dhe pavarsisht pse bora ka arritur në nivele të larta, komuna e Bujanocit as nuk e merr mundin të telefonoje ose vizitoje familjet të cilat gjenden në Malësi të Bujanocit, respektivisht në Bashkësinë Lokale të Zarbicës, siç janë fshatrat Novosellë e Epërme, Suharrën, Zarbicë dhe Priboc.

Banorët me të drejtë ndjehen të frustuar e të paknaqur nga kjo neglizhencë e komunës së Bujanocit, e cila nuk shqetesohet nëse këta banorë kanë për të ngrëne ose për të pirë, ndonjë të sëmurë apo mundësi të furnizohen me ushqime në këtë dimër të ftohtë, në të cilin bora ka arritur 1 metër dhe nuk mund të largohet ndryshe pos me makineri të rënda pune – bager.

Megjithatë banorët thonë se i ftohti i cili ka depërtuar deri në mëlqinë e organizmit duke punuar në hapjen e rrugëve lokale, nuk do të harrohet ditën e zgjedhjeve dhe ditëve ne vijim kur Shaip Kamberi dhe vartësit e tij do të kërkojne votë për PVD-në dhe të iu besojnë banorët e Malësisë së Bujanocit.

Banori me inicialet A.M nga fshati Novosellë e Epërme, thotë se ndjehet i zhgënjyer me faktin se “askush nuk u interesua për gjendjen tonë në të cilën jemi, askush nga komuna e Bujanocit nuk ka kontaktuar me ne, e as nuk janë në qasje nëse duam të kontaktojmë me ta”.

Ndërsa banori me inicialet Sh. T nga fshati Suharrën thotë se, “nuk ka besuar që njerëzia e udhehqësve të komunës mund të arrije deri në këtë nivel sa që të mos ketë kurfarë konsiderate për gjendjen e banorve të Bashkesise Lokale të Zarbicës, rrugët e të cilëve janë të bllokuar nga bora dhe nuk mund të lëvizin lirshëm drejte qytetit më të afërt për furnizime” ka thënë banori nga Suharna, thuhet në postimin e Malësisë së Bujanocit./presheva.com/