SHPËRNDAJE

Bashkësia Lokale e fshatit Zarbicë e Malësis së Bujanocit edhe këtë vit është përkujdesur që të organizojë manifestimin tradicional takimet e vendlindjes “Malësia e Bujanocit 2019” manifestim ky i cili cdo vit grumbullon banorët e shpërngulur të vendbanimeve të Malësisë.

Në njoftimin e BL të Zarbicës thuhet se: Të nderuar vendas nga Malësia e Bujanocit, respektivisht nga Bashkësia Lokale e Zarbicës, ju njoftojmë se është organizuar takimi në vendlindje i cili do të mbahet në Zarbicë, aty ku gjithmonë janë bashkuar vendasit nga fshatërat Priboc, Novosellë, Suharrën dhe Zarbicë. Poashtu nga Ramnabuqa, Çarri dhe Muhoci.

Takimi në vendlindje është organizim i cili ka për qëllim ti bashkoje dhe ofrojë vendasit njëherë gjatë vitit, përmes të cilit do të ruhen kultura, tradita, historia, vendlindja, dhe vlerat e familjes shqiptare në Malësi të Bujanocit, ju mirëpresim!, thuhet në postimin e Malësisë së Bujanocit. Takimet e vendlindjes mbahen më 10 korrik 2019 te shkolla e Zarbicës./presheva.com/