SHPËRNDAJE

Në faqen zyrtarë të Bankës Popullore të Sërbisë që nga 18 korriku janë publikuar të dhënat, se llogaria e Kuvendit Komunal të Bujanocit prap gjenden në bllokadë në vlerë prej: më 18 korrik 1.459.102.58, ndërsa sot më 19 korrik 1.424.930,58 dinarë në kundërvlerë (12.000 euro), për arsyeje siç është thënë në faqen e BPS-sës, bllokadë në bazë të pagesës së detyrueshme.

Edhe pse këto të dhëna janë të publikuara nga një institucion ndër më të rëndësishmit shtetërorë, psuhteti lokal në Bujanoc i përgënjeshtron duke i konsideruar si të dhëna jo të vërteta. Një zyrtarë i lartë i pushtet lokal në Bujanoc, person i cili është mirë i informuar me çështjen financiare të komunës është shprehur se, “komuna e Bujanocit nuk është në bllokadë dhe as që ka qenë deri më tash, këto të dhëna nuk janë të vërteta, kjo është një llogari tjetër dhe nuk është llogaria e komunës së Bujanocit”

Nga ana tjetër në të dhënat e publikuara prveç që thuhet “Kuvendi Komunal i Bujnaocit edhe adresa e publikuar në këto të dhëna korespodon me adresën e ndërtesës së KK të Bujanocit, që tregojnë edhe dëshmit nga kjo faqe zyrtare.

Si do që të jetë, sipas të dhënave të BPS-së që konsiderohet si institucion shtetërorë, llogaria e Kuvendit Komunal të Buajnocit që nga 21 nëntori 2016 deri më sot gjithsej ka qen në bllokadë 78 herë, të dhëna për të cilat pritet edhe konfirmim me shkrim nga BPS, përkund këtyre të publikuara në faqen zyrtare./presheva.com/